Komisioneri për Zgjerim Johhanes Hahn thotë se Kosova dhe Serbia duhet të ndalin retorikën e ashpër ndaj njëra-tjetrës.
Kjo pasiqë sipas Hahn, retorika e ashpër nuk ndihmon të ardhmen e vendeve.
Në një intervistë për RTK’në, Hahn ka thënë se “e di se nuk është e lehtë ndonjëherë, por është pjesë e politikës që të gjendet rruga e bashkëpunimit”.
“Retorika e ashpër nuk i ndihmon askush Jam i vetëdijshëm për situatën në fjalë dhe dispononimin në Kosovë. Më duhet tu kërkoj të gjithëve të çarmatosen nga retorika sepse nëse tani Kosova dhe Serbia fillojnë ta sulmojnë njëra-tjetrën, kjo nuk ndihmon në perspektivën afat-mesme apo afat-gjate”, ka thënë Hahn.
“E di se nuk është e lehtë, por është pjesë e domosdoshme e politikës por duhet të gjejmë rrugën e bashkëpunimit madje edhe në rrethana të rënda”, thotë ai.
Edhe njëherë, Hahn ka komentuar nënshkrimin e MSA’së mes Kosovës dhe BE’së, duke e quajtur një indikator të perspektivës europiane.
“Fakti se kemi arritur që të nënshkruajmë MSA’në është indikacion i perspektivës europiane për Kosovën”, ka thënë ai.
http://www.dailymotion.com/video/x3d8dm9_hahn_news