Lajmet e fundit

Hajni gjuan me armë Policinë

Policia e Kosovës njofton se Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme shtëpiake, si dhe nga garazhi ia kanë vjedhur veturën e tij.

Nagjrja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, derisa njësitë policore kanë lokalizuar vendin ku ishte vetura e vjedhur pronë e ankuesit, me ç’rast zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë një të dyshuar mashkull K/Shqiptar, ndërsa tre të tjerë kanë arritur që të largohen në drejtim të panjohur.

Gjatë arratisjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja e një fishek, të kalibrit të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa personat e dyshuar te ikur nga vendi i ngjarjes janë te njohur për policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.