Lajmet e fundit
Haki Abazi:  SHIK-u jashtë UP-së

Haki Abazi: SHIK-u jashtë UP-së

Analisti politik, Haki Abazi ka reaguar pas kërkesës që senatorët e UP-së e kanë deponuar kundër rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu. Abazi në një shënim në Facebook ka thënë se SHIK-u është ai që duhet të largohet nga Universiteti i Prishtinës, e jo rektori Zejnullahu.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

Me Rektorin-

Sot, sikur nje dite pranvere me ’68 me ’89, kur hyne ne zgafella, kur u nisem ne kembe nga te gjitha anet, kur qendruam ne shi e ne bore, per me mbrojte universitetin, per me mbrojte TVP, per me mbrojte ate pak kushtetute, per me mbrojte ate pak dinjitet per me mbrojte idene e integritetit moral e njerezor. Sot duhet me mbrojte rektorin jo per emrin e tij por per faktin se ai eshte nje qe po frymon drejtesi dhe guxim, ai nuk po ben poltike ai po e lufton te keqen te poshtren dhe gjithcka qe e ka katandisur kete vend.

Rektori eshte simboli i atyre vlerave qe dikur kane qene ne balle e sot jane vyshkur e jane tretur nga mendja e shpirti i njerezve. A kemi me lane te keqen me marre edhe njehere univeritetin, a kemi me lane qe edhe ky bastion i drejtesise, kjo zyre e vogel e universitetit qe u fitua me demonstrata ne 68 te kthehet prap ne strfull te padijes dhe analfabetizimit familjar.

Nese dikush po do me nxeh situaten per me perfitu poltikisht e me ju shpetu proceseve te drejtesise duke e sulmuar Rektorin e ka gabim se nuk shpetohet ne kurrizin e te tjereve. Drejtesia mund te vonohet por nuk humbet kurre. Jo rektori por SHIK- u jashte universitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.