Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova ka vendosur që ta shpërblejë dhëndrrin e tij me një tender.
Gazeta Blic ka marrë vesh se i fejuari i vazjës së Haki Rugovës, është ai i cili e ka fituar tenderin prej mijëra eurosh për ndërtimin e memorialit “Ibrahim Rugova” në qendër të Istogut.
Sipas këtij bruimi, fituesi i tenderit është Esat Bytyqi, i cili është i fejuari i vajzës së Haki Rugovës.
Mirëpo, i kontaktuar nga Gazeta Blic, i pari i kësaj komune, Haki Rugova e ka mohuar ta ketë bërë një gjë të tillë.
Ai ka thënë se nuk është e vërtetë kjo gjë, madje sipas tij këto janë vetëm “përalla”.
“Jo more, s’është e vërtetë. Përralla janë ato, po lëreni këtë punë”, ka thënë Rugova.
Përurimi i këtij Memoriali u bë javën e kaluar, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.