Analisti politik dhe publicisti Halil Matoshi ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar nga ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovësm Enver Hasani për Asociacionin e Komunave Serbe. Hasani kishte theksuar se në nenin 3 të Marrëveshjes për Asociacionin përcaktohet se Statuti i Asociacionit do të miratohet nga “një kuvend kushtetutëbërës”, e që, sipas tij, ka tërësisht kuptim të ndryshëm si në formë ashtu dhe në përmbajtje nga termi “kuvendi themelues” siç është përkthyer në gjuhën shqipe. Mirëpo, Matoshi thekson se Hasani i bëri interpretim personal dhe diversiv.
Ky është shënimi i tij i plotë:
Enver Hasani ka ba diversion mbi Kushtetuten e Kosoves
Ky njeri asht evidente se Kushtetuten e ka interpretue simas mases se tina dhe njashtu edhe sot po i ban ni interpretim personal dhe diversiv. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një opinion të botuar në gazetën “Zëri” ka thënë se në nenin 3 të Marrëveshjes për Asociacionin përcaktohet se Statuti i Asociacionit do të miratohet nga “një kuvend kushtetutëbërës”(anglisht: “constituent assembly”), e që, sipas tij, ka tërësisht kuptim të ndryshëm si në formë ashtu dhe në përmbajtje nga termi “kuvendi themelues” siç është përkthyer në gjuhën shqipe.
Porse diverisoni i tij shihet me qarte kur ai thote se ne serbisht konstituivna skupstina = kuvend kushtetutberes, gje qe nuk asht, mngas e’kuvend kushtetutberes’ ne serbisht duhet te jet ‘ustavotvorna skupstina e jo ‘konstitutivna skupstina.”
E verteta asht se pika 3 e marrëveshjes nëse krahasohet në të tria gjuhët, flet qartë se nocioni “constituent” është ambivalent në anglishte, kurse në shqip dhe serbisht jo, ngase ky Kuvend, sipas versionit shqip dhe serbisht është “Kuvend themelues” dhe jo Asamble Kushtetuese.
Në versionin anglisht, fjala “constituent” (d.m.th. përbërës) i ka edhe sinonimet e veta (sipas Oxford Dictionary):
a.) Që është një pjesë e një tërësie (mineralet përbërëse të shkëmbit),
b.) Është një anëtar që ka fuqinë e votës për të emëruar apo për të zgjedhur në një organizatë (trupi përbërës ka të drejtën e vetos),
c.) I aftë politikisht për të bërë (dhënë) ose të ndryshojë kushtetutën, një asamble kushtetuese,
d.) Anëtar i një zone, e cila zgjedh një përfaqësues në një organ legjislativ;
Porse duke e shmangur nocionin “constitucional” për “kushtetues” dhe/ose “kushtetutdhënës”, operohet me një kallëzues emëror ambivalent.
Në versionin serbisht thuhet “konstitutivna skupstina” që i bie ‘kuvend themelues’.
Kuvend kushtetutdhënës ose asamble kushtetuese” në serbishte është “ustavotvorna skupstina”, Kuvendi i Asociacionit nuk është kushtetutdhënës, sepse të tilla mund të jenë vetëm kuvendet që miratojnë Kushtetutën si aktin më të lartë juridik e politik të një shteti a entiteti të pavarur, ngjashëm me ish-republikat jugosllave apo sikur Kosova sipas Kushtetutës së vitit 1974 në ish-Jugosllavinë federale.
Mirëpo, sinonimet e nocionit “constituent” zhvlerësohen krejtësisht në pikën 21 të marrëveshjes, ku decidivisht thuhet: “Çdo amendamentim (ndryshim) i Statutit nga Kuvendi themelues që do të prezantohet nga ana e Asociacionit, do të miratohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese”.
Ndërsa në pikën 12 thuhet qartë se “përfaqësuesi i Asociacionit do të ketë të drejtë të ketë qasje dhe informacione nga autoritetet qendrore në përputhje me ligjin e Kosovës”, çka i hedh poshtë spekulimet rreth termit “overvieë”, që realisht nuk është “mbikëqyrje” qysh thuhet në versionin shqip dhe as “nadzor” në versionin serbisht. Fjala adekuate për “mbikëqyrje” apo “nadzor” në anglisht është “supervision” e jo “overvieë”.
Overvieë, sipas Oxfor Dictionaryties, e ka kuptimin e “një raporti – pasqyre të nevojave të komunitetit”, pra një lloj informimi apo raportimi se çfarë është bërë dhe çfarë po bëhet për një çështje të caktuar.