Lajmet e fundit

Halimi: Gruaja më është vrarë aksidentalisht

Familja e Selman Halimit që tash e katër vjet jeton në Gjilan, të dielën ka përmbyllur pritjet për humbjen e nuses së mitur.

15-vjeçarja Q.Z., që sipas rrëfimit të bashkëshortit të saj është vrarë aksidentalisht nga i vëllai i saj, Leotrim Zejnullahu, derisa flet për jetën e mirë bashkëshortore me të ndjerën.

Ndonëse nuk kishin lidhur kurorë martesore, Selman Halimi tregon se kishte raporte shumë të shëndosha edhe me familjarët e nuses së tij, por edhe me Q.Z.-në

“Kemi pasur raporte shumë të mira. Unë kam shku dhe kam qëndru nga dy e tri ditë në familjen e nuses. Kanë qenë njerëz shumë të mirë”, tregon Selmani për “Zërin”.

Ai tregoi se ëndërronte të vazhdojë shkollën e grafikës në Fakultetin e Artit, pasi edhe në Gjilan kishte ndjekur shkollën e mesme të grafikës.

Në shtëpinë e tij, ku jeton prej katër vjetësh, kishin ardhur për kryeshëndosh dhe pritje edhe familjarë të tij të gjerë./Zëri/

Leave a Reply

Your email address will not be published.