Lajmet e fundit

Hamdi Ibrahimi thotë se djegia e veturës së tij lidhet me punën si Gjykatës (VIDEO)

Këta xhama të thyer janë të veturës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi.

Automjeti që u sulmua të shtunën mbrëma,  këtu në rrugen 20 qershori në Podujevë është veturë zyrtare.

Klan Kosova, ka kontaktuar me Ibrahimin përmes telefonit,  por ai nuk ka dashur të lëshohet në komente.

Vetëm se ka thënë se ky sulm lidhet me punën e tij si Kryetar Gjykate.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 ndërsa dëshmitarët që deshën të mbeten anonim e që e kanë parë ngjarjen thanë se këtë akt e kryen dy persona të maskuar.

Me rastin tani po merren policia, ndërsa në raportin 24 orësh thuhet se në vend të ngjarjes është gjetur edhe një shishe 2 litërshe e mbushur me derivate dhe një shkrepse.

Ndërsa rasti po hetohet nga drejtoria e rajonale e Krimeve të Rënda.

Njohësi i sistemit të sigurisë, Drizan Shala, thotë se gjeneza e këtyre sulmeve është tek problemi i krizës politike në Kosovë. E ku mund të infiltrohen edhe palë të treta.

 Shala sheh edhe ndërlidhje mes sulmeve të javës se kaluar dhe rastit të fundit.

 Për sulmet e fundit ndaj automjeteve zyrtare, policia është duke zhvilluar hetime, por deri me tani vetëm një person është arrestuar në Pejë e që është i dyshuar se ka lidhje me këto sulme

https://www.youtube.com/watch?v=CvP5_SONQ78

Leave a Reply

Your email address will not be published.