Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci dhe përfaqësuesja e kompanisë Contour Global Garry Levesley nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit që i hap rrugë nisjes së projektit për ndërtimin e Termocentralit Energjetik “Kosova e Re”
Stavileci tha se ky është një investim historik në çështjen e energjetikës për Kosovën.
Sipas tij projekti 1 milard eurosh nuk do t`i kushtojë aspak buxhetit të Kosovës, pasiqë sipas tij 30 për qëind e investimeve do të sigurohen nga vet investitori ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga mekanizmat financiar ndërkombëtar.
Ndërkaq, sa i përket rritjes së çmimit të energjisë ministri i Zhvillimit Ekonomik tha se edhe nëse Kosova do të vazhdonte importimin e energjisë do të duhet të përballej me çmimin e energjisë sikurse të vendeve të tjera kurse kjo sipas yij jep një siguri më afatgjate për Kosovën.