Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon një ngjarje lansuese të Projektit “Tregu juaj i lagjes” në Prishtinë.
Hapjen do ta bëjnë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Christoph Stock nga zyra e BE-së në Kosovë.
Kjo ngjarje zë vend në Sheshin “Adem Jashari”, afër Komunës së Prishtinës në ora 11:30, ku autoritetet komunale dhe përfaqësuesit e BE-së do të flasin për këtë projekt.
Pas kësaj, tregu lëvizës i fermerëve në Prishtinë do të hapet zyrtarisht dhe mysafirët do të kenë mundësinë që të vizitojnë tregun lëvizës të fermerëve që ndodhet në sheshin “Adem Jashari”.