Lajmet e fundit

Haradinaj: AAK-ja në Qeveri, pas zgjedhjeve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë pjesë e qeverisë derisa nuk anulohen dy marrëveshjet: ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe pa u mbajtur zgjedhjet e parakohshme. Kështu ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

I pari i AAK-së në emisionin “Politikë” të Tribuna Channel foli edhe për zgjedhjet e parakohëshme, duke thënë se do ishte mirë që zgjedhjet të mbahen në pranverë.

Ai shtoi se do të pranonin të hynin në zgjedhje në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen dhe Nismën për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.