Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Manifestimin për Republikën të mbajtur në Gjakovë ka thënë se Kosova është shtet i atyre që jetojnë në të, por jo territor i Serbisë.
Haradinaj ka falënderuar pjesëmarrësit e Manifestimit për Republikën – sipas tij Gjakvoa është vendi i cili çdoherë kundërshton padrejtësitë.
Ai ka kërkuar, edhe një herë tjetër, lirimin e deputetëve dhe aktivistëve të arrestuar, ndërsa ka bërë thirrje që pozita të mos e rrezikojë shtetin, njofton Klan Kosova.
“Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, edhe e serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë”.
“Ju kemi thirrë sot, për një shtet unitar e jo për një Kosovë copa-copa. Jemi bashkuar sot kundër të ligut dhe të keqit”.
“Ju themi atyre mos e rrezikoni shtetin me këto marrëveshje. Mos i burgosni deputetët”.
Haradinaj ka theksuar se Kosova është mike e përhershme e Amerikës, por se nuk duhet që të tentohet që Kosovës t’i merren territore “me zor”.
“Ne jemi evropian si popull, si traditë, si kulturë, ne kemi vlera të rralla me të cilat mburremi, ne jemi mik i përjetshëm i Amerikës”.
“Ai që ka provuar me marrë me zor shqiptarit e dinë qysh është nda”.
“Kurrë nuk do të mund dikush t’i marr shqiptarit diçka”.
- Fjalë kryesore:
- Haradinaj