Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin Interaktiv të KTV-së ka thënë se Qeveria nuk duhet ta përdorë policinë e prokurorinë për të frikësuar dikë sepse përdoruesit e kësaj metode, sipas Haradinajt, si Millosheviqi e dinë se ku përfunduar.
Ish-kryeministri Haradinaj tha se askush në Kosovë nuk ka rënë për ta formuar “Zajednicën”
“Nuk janë vrarë LDK-ja për ta formuar Zajednicën dhe askush nuk është vrarë në Kosovë për ta formuar Zajednicën brenda Kosovës”, tha Haradinaj
Haradinaj vazhdoi duke thënë se nuk duhet të merren me deputetët e opozitës për veprimet në Kuvendin e Kosovës por duke të merren me gjëra tjera.
“Pse nuk po e ndalin fajdenë, haraçin, trafikantët por po merren me deputetët që kanë bërë veprime në Kuvend të vendit të vet për të mirë të vendit”, ka thënë Haradinaj.
Në pyetjen se nëse arrestohen të gjithë deputetët e thirrur nga policia, Haradinaj foli qartë.
“Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestoj Isa Mustafën”, shtoi Haradinaj.
Ai madje i dha dy rrugë për Qeverinë e Kosovës, transmeton Koha.net.
Ose do ta tërheqin nënshkrimin, sipas Haradinaj ose do të dorëhiqet Qeveria e Kosovës./kohanet/