Lajmet e fundit
Haradinaj fton qytetarët për ta nënshkruar peticionin

Haradinaj fton qytetarët për ta nënshkruar peticionin

ramushi peticjonKryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta nënshkruajnë peticionin kundër qeverisjes së keqe dhe marrëveshjeve të fundit që Qeveria e Kosovës i ka bërë me Serbinë dhe me Malin e zi.

Ai tha se ky peticion është i të gjithë qytetarëe dhe jo i partive politike, kështuqe të gjithë ata që e konsiderojnë të nevojshme nënshkrimin e këtij peticioni, me këtë e forcojnë kundërshtimin e përbashkët të marrëveshjeve që po e dëmtojnë Kosovën.

Haradinaj tha se këto marrëveshje nuk janë të dëmshme vetëm në fushën e rendit dhe të ligjit, por janë marrëveshje të dëmshme ekonomike dhe financiare, të cilat po e degradojnë Kosovën.

Peticioni është projekt i përbashkët i tri partive opozitare VV, AAK dhe Nisma ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.