Lajmet e fundit

Haradinaj: Gazmend Muhaxheri do ta ketë rastin t’i dëshmojë akuzat ndaj meje (Video)

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se ai do të ballafaqohet në gjyq me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit në adresë të Haradinajt.

Avokati i kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj, dje ka dorëzuar padi në gjyq kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Këtë, ai e ka bërë pas akuzave të rënda të Muhaxherit ndaj Haradianjt. Ai pati deklaruar se Haradinaj po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.Deklarat e tij, Muhaxheri i bëri për gazetën Der Standard. Në artikullin e gazetës, Peja paraqitej si një rajon më i qetë, duke iu referuar ndërrimit të pushtetit, përkatësisht humbjes së pushtetit nga AAK’ja në këtë qytet.

Në këtë kontekst, Muhaxheri kishte përmendur edhe “benzinën dhe lojërat e fatit”.

Mirëpo, Haradinaj në emisionin “Click” të RTV21, ka sqaruar se pse vendosi që kësaj here të bëjë padi kundër Muhaxherit.

Ai tha se Muhaxheri, tani e ka rastin që të gjitha ato që i thotë në media, t’i thotë në gjyq.

“Ka bazë për një padi të cilën e kemi bërë. Pa hyrë në diskutim për gjithë atë që ka thënë kryetari Muhaxheri, kemi kërkuar nga gjyqi, ose kemi bërë një padi në gjyq që të vërtetohen nëse ato që ka thënë a janë të vërteta, nëse jo të kërkohet një sanksion ligjor ndaj kryetarit Muhaxheri. Këtë kam mundur ta bëj edhe më herët sepse ka pasur materiale për ta bërë edhe më herët por nuk kam vepruar kështu, mirëpo kësaj herë kam vendosur t’i drejtohem gjyqit. Të them të drejtën kam paralajmëruar me kohë që nuk do t’i toleroj këto. Ky është rasti i parë që bëj padi. Më herët kam kërkuar që gjykata t’i hetojë të gjeturat që ky thotë. Kësaj here, situata ka avancuar, është bërë padi direkte. Tani ai ka mundësi t’i dëshmojë ato që ka thënë në gjyq”, ka deklaruar Haradinaj./Express/

http://www.dailymotion.com/video/x3cm1kv_haradinaj-per-g-muhaxherin_news

Leave a Reply

Your email address will not be published.