Nëpërmjet një komunikate për media të AAK-së thuhet se duke qëndruar të përkushtuar që ta gëzojmë dhe zhvillojmë më tej partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, shprehim vlerësimin tonë të sinqertë për angazhimin tuaj dhe besueshmërinë.
“Ne jemi thellësisht mirënjohës për këtë përkushtim dhe njëkohësisht u përcjellim urimet tona më të sinqerta për Ditën e Falënderimeve”, thuhet në urimin e Haradinajt për ambasadorin amerikan Greg Delawie.
“Urimet për Ditën e Falënderimeve u përcjellim edhe personelit të ambasadës, prezencës civile dhe ushtarake amerikane në Kosovë, si dhe gjithë popullit amerikan!”, përfundohet në komunikatë.