Lajmet e fundit

Haradinaj: Jam me Turqinë në këto momente pikëllimi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e veta për viktimat e sulmit terrorist të ndodhur sot në Ankara të Turqisë.

Ai nëpërmes një komunikate ka thënë se janë të goditur thellë nga sulmi terrorist në Ankara, si pasojë e të cilit vdiqën dhjetëra dhe u plagosën qindra qytetarë të pafajshëm, transmeton Koha.net.

“Në këto momente dhimbjeje e pikëllimi për Turqinë, bashkëndjejmë me popullin turk dhe solidarizohemi me gjithë forcat progresive që janë vënë përballë ekstremizmit dhe terrorismit global. Familjeve të viktimave dhe popullit e qeverisë turke, ngushëllimet më të sinqerta, ndërkaq të plagosurve shërim të shpejt!”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.