Lajmet e fundit

Haradinaj: Kemi votuar kundër ligjit për Parkun Nacional të Bjeshkëve të Nemuna. Demarkacioni s’kalon!

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka theksuar se ai dhe partia e tij kanë votuar kundër ligjit për Parkun Nacional të Bjeshkëve të Nemuna. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se marrëveshja për Demarkacionin në asnjë formë nuk kalon.

Shënimi i tij i plotë:

Dëshiroj të sqaroj se në mandatin e kaluar kur erdhi ligji për Parkun Nacional të Bjeshkëve të Nemuna në Kuvend, nuk e kam votuar as unë e as kolegët e mi nga AAK.
Përpos kësaj, në fjalën time e kam kritikuar ashpër këtë ligj.
Kam qenë i bindur dhe vazhdoj të jem, se me demarkacion është bërë një gabim i madh për Kosovën, duke ia kaluar mijëra hektarë Malit të Zi, që një pjesë e konsiderueshme ka të bëjë pikërisht me Parkun Nacional të Bjeshkëve të Nemuna, kështu që s’ka asnjë zgjidhje tjetër përpos anulimit të kësaj marrëveshje!
DH

Leave a Reply

Your email address will not be published.