Metoda e fundit e opozitarizmit do të duket gjithmonë më e keqja, ka thënë Haradinaj, duke përmendur metodat qysh nga zhurma në Parlament, duke vazhduar te hedhja e gazit e në fund edhe të protesta e fundit, sepse sipas tij, kjo është vazhdimësi.
Haradinaj në Rubikon ka ripërsëritur shkeljen e Kushtetutës së Kosovës, që ai e quan “nëna e ligjeve”, nga kryeministri Mustafa, transmeton Koha.net.
“Unë e di që policia kanë qenë të kujdesshme atë ditë, kam qenë prezent afër skenës kur atë ditë kanë filluar gjuajtjet dhe ata nuk kanë reaguar”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Visar Ymeri e ka përfunduar protestën.
Ai ka thënë se pasi që u është thënë qytetarëve “faleminderit” nga bina e protestës, më tutje nuk ka qenë më protestë dhe se i ka ftuar menjëherë qytetarët të kthehen në shtëpi.
“Ne nuk marrim përgjegjësi për protestën pas përfundimit të saj”, ka potencuar Haradinaj.
“Një dhimbje do të na ndodhë deri në anulim të marrëveshjeve, këta nuk po marrin vesh që duhet të anulohen”, ka thënë Haradinaj, duke e pranuar se kjo është një kërcënim politik.
Ai ka thënë se do t’i ftojë protestuesit prapë, edhe me kushtin se do të ketë incidente, deri në zgjidhjen e kontestit politik .
Haradinaj e quajti lëshim mos praninë e flamurit të Kosovës, për të cilin ati ka thënë se është krenar që është shqiptar i Kosovës.