Lieri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin “Politikë” në televizionin “Tribuna Channel” ka folur për shumë gjëra e në veçanti për Asociacionin, demarkacionin me Malin e Zi dhe sulmi me vezë që iu bë kryeministrit, Isa Mustafa.
Haradinaj ka thënë se i ka ardhur ardhur turp që ka gjaujtur me vezë, por sipas tij, është dashur të reagohet ashtu.
Spas kryetarit të AAK-së, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, “i ka shti veshët në lesh dhe po e mashtron opinionin publik”.
Ai ka thënë se e kanë nënshkruar marrëveshjen në vitin 2013, vetëm më parim dhe jo të krijohet një mini – shtet brenda Kosovës.
Haradinaj tha se është habitur se si PDK-ja ia ka dhënë postin e kryeministrit Isa Mustafa, por më shumë është habitur se si shumë deputetë të LDK-së, po heshtin karshi dëmit që po i bënë Kosovës, i pari i Qeverisë.
Sipas tij, shumë deptutët të LDK-së, edhe në tyta të pushkës nuk kanë heshtur, duke mos pranuar ndyshime, e sot po heshtin.