Lajmet e fundit

Haradinaj: Mustafa e ka mundësinë ta shpëtojë fytyrën e vetë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, grupet parlamentare dhe edhe vetë dy partitë e mëdha të kërkojnë nga kryeministri Isa Mustafa që të tërheq nënshkrimet e marrëveshjeve.

Ai ka insistuar se partitë opozitare janë të vendosura që të mos lejojnë vazhdimin e seancës.

E për masat që do të përdorin për të bllokuar seancat, ai ka thënën “e shohim kur të vjen seanca”.

Haradinaj gjithashtu ka thënë se kryeministri Mustafa e ka një mundësi për të “shpëtuar fytyrën e vetë”.

“Ky e ka një dalje me shpëtu fytyrën e vetë, me tërheq marrëveshjet”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.