Lajmet e fundit

Haradinaj: Mustafa është kupola e korrupsionit, ma ngjitën haraçin se nuk jam i korruptuar

Ramush Haradinaj thotë se ka nisur të numërohen koha deri në dorëheqjen Qeverisë Mustafa e cila sipas tij u konfirmua edhe nga protestën e 9 janarit, e cila po ashtu ishte fuqi e këtij rrugëtimit por edhe mbështetje për kauzën e opozitës.

Argument shtesë për dorëheqjen e Qeverisë Mustafa, Haradinaj e sheh edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që Marrëveshja është në kundërshtim me Kushtetutën. Ai ka bërë thirrje te Qeveria e Kosovës që mos ta testojë më tej fuqinë e kundërshtimit që është parë më 9 janar, transmeton Koha.net.

Në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së , Haradinaj ka folur për atë që sipas tij korrupsioni e ka përfshirë Kosovën për faktin se është mandati i tretë që Hashim Thaçi po merr vendime krye në vete.

Për të ish-kryeministrin Haradinaj, Isa Mustafa nuk ka kredibilitet për ta luftuar korrupsionin.

“Kredibiliteti i asaj që Mustafa thotë se nuk ka afera korruptive nuk qëndron, për faktin se në krejt bordet e ndërmarrjeve publike janë emëruar njerëz partiakë. Dhe e them se kupola e korrupsionit në vend është Mustafa pasi ai është kryeministër”.

I bindur në pastërtinë e tij, Haradinaj ka fajësuar pushtetin që ia ka veshur haraçin pasi ai nuk është i korruptuar.

“Pse ma kanë atribuuar pushteti mua haraçin? Këtë e kanë bërë sepse nuk kanë mundur më ngjitë korrupsioni”, ka thënë Haradianaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.