Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, para pak qastesh është përmendur nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa duke i kujtuar atij një nga akuzat që është përballur në Tribunalin e Hagës, çështjen e “Liqenit të Radoniqit”.
Këto deklarata kanë rrjedhur pas intervistës së Haradinajt në Interaktiv të KTV-së ku tha se “Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestoj Isa Mustafën”.
Mustafa i përgjigjet Haradinajt: Populli thotë se në Radoniq ka të burgosur “të popullit”
Menjëherë ka reaguar Haradinaj duke i thënë se për çështjen e Radoniqit ka vendosur Tribunali i Hagës ku fajtorë, sipas Haradinajt, ishin gjeneralët serbë Gjorgjeviq dhe Llazareviq, por duke shtuar edhe diçka tjetër, transmeton Koha.net.
“… të cilët mund t’i keshë njohur e bashkëpunuar me ta, sepse që të dy kanë shërbyer në Prishtinë”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Ai në fund iu ka drejtuar Mustafës duke i thënë se të gjithë diktatorët e kanë të njëjtin fat, të njëjtin fund./kohanet/