Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në homazhet dhe akademinë përkujtimore për 21 dëshmorët e UÇK-së dhe 9 martirët që ranë në Ruogovë të Hasit, tha se ata janë emra të historisë më të re të Kosovës dhe lavdia për ta do të jetë e përjetshme.
Në fakt ngjarja e para 17 vjetëve në Rogovë të Hasit, ka qenë njëra prej ngjarjeve të dhimbshme të Kosovës, por njëkohësisht edhe njëra prej momenteve më të lavdishme të luftës së UÇK-së për liri.
Në manifestimin e organizuar në përkujtim të kësaj ngjarjeje, në homazhet dhe në akademinë përkujtimore, morën pjesë qindra qytetarë, ish luftëtarë, familjarë dhe figura të rëndësishme publike.