Lajmet e fundit

Haradinaj: Nëse jo anulim të marrëveshjeve, referendum ose zgjedhje

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Kosova është futur në krizë të thellë politike, për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme të Isa Mustafës e Hashim Thaçit.

Sipas Haradinajt, arrestimi i deputetëve dhe masat represive ndaj kundërshtarëve, në rritje, të marrëveshjeve që i ka nënshkruar qeveria, veç sa e thellojnë këtë krizë.

“Në një situatë të tillë, e cilësojmë hipokrizi, ftesën e kryeministrit për dialog”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Opozita e Bashkuar, mbetet e vendosur në kërkesat e saj që janë anulimi i marrëveshjeve të dëmshme dhe lirimi i të gjithë të burgosurve politikë.

“Një alternativë tjetër e zgjidhjes së kësaj krize, e shkaktuar nga këto marrëveshje, mbetet zgjidhja përmes referendumit ose shpallja e zgjedhjeve të reja”, ka shkruar në fund Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.