Lajmet e fundit
Haradinaj: Nuk jam kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve

Haradinaj: Nuk jam kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradina, ka deklaruar se nuk janë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, pavarësisht se, sipas tij, AAK ka rritje prej 100.000 votave.
Në një konferecë për media, Haradinaj tha se janë në balotazh në shtatë komuna dhe, sipas tij,  do të vazhdojnë garën për të fitua.
Lidhur me koalicionet e mundshme, Haradinaj tha se janë degët ato që do të vendosin se cilin kandidat do ta përkrahin.
Haradinaj u ndal edhe te koalicioni me PDK-në në Prizren, ku tha se ka qenë vendim i degës, pas një oferte që kanë marr nga PDK-ja për marrjen e katër drejtorive dhe postin e nënkryetarit, transmeton.
Ai gjithashtu tha se është i befasuar me rezultatin në dy komunat, të cilat i ka udhëhequr deri më tani, Pejën dhe Gjakovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.