Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha sot gjatë takimit të partive opozitare parlamentare se nuk do të lejojnë që në Kosovë të ketë dy zot shtëpie.
Haradinaj tha se popullit të Kosovës me Zajednicën po i ofrohen dy Kosova.
“Që nga dita e pavarësisë së Kosovës filluam të japim. Mirëkuptimi jonë ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe fqinjëve nuk u shpërblye. Nuk lejojmë që në Kosovë të jenë dy zot shpie pos popullit të kosovës. Popullit po i ofrohen dy Kosova: një e 17 shkurtit dhe kjo tjetra e Zajednicës”, tha Haradinaj.