Në “Zonën e Debatit” sonte me Baton Haxhiun janë: Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj që është përballë analistëve Artan Muhaxhiri, Bajrush Morina si dhe Arben Ahmetit.
Me Haradinaj është duke u debatuar se çfarë do të ndodh nesër në seancën e Parlamentit të Kosovës.
Haradinaj është shprehur se opozita nuk do dorëzohet.
“Ne i kemi pas dy kërkesa, kërkesa e parë ka qenë që të mos thirret seanca dhe të tërhiqen nënshkrimet”.
“E seanca e ditës së nesërme nuk do të mbahet”.
……………………………………………………………………………………………………
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së ka thënë se meqë nuk është përfillur kërkesa e opozitës për të reflektuar Qeveria lidhur me marrëveshjet, atëherë seanca nuk do të ndodhë.
Gjithashtu, ai ka thënë se të fitohet një betejë politike me masa policore e të Prokurorisë, është një veprim i gabuar.
“Ne kemi pas kërkesa që të mos thirret seanca deri në reflektim të Qeverisë në marrëveshje, nuk jemi përfill, atëherë nuk do të ndodhë asgjë e re në seance. Me e fitu një betejë politike me masa policore apo të Prokurorisë është edhe një veprim i gabuar, nuk do të zgjidhet asgjë kështu”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, shteti tashmë është kapur dhe ideja që opozita tani po e “kap” shtetin, nuk qëndron.
“Ne nuk mund ta kapim shtetin, kur ai veç është kap. Ne ndoshta po e fillojmë “çkapjen”. Kosova ka probleme të të gjitha natyrave, por këto vendime kanë përmasa nacionale, njëri që prek në territor, e kemi bë këtë veprim që të ndalet dëmi që po bëhet në kufi”, ka thënë Haradinaj.