I ftuem në Rrokum Roll, kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, permbylli vitin qe po kalon me vleresime dhe kualifikime te ashpra drejtue Qeverise dhe kryetarit te saj.
“Une e quej kete vite si mbarim te durimit”, u pergjegj Haradinaj ne pyetjen e moderatorit Jupolli, rreth konferences se sotme per media, te Kryeministrit Isa Mustafa.
“A e dini pse Mustafa u muer me opoziten sot… se s’ka pase per çka me u marre me veten. Pse nuk u ankue per te tjeret qe po e shtijne me nenshkrue marreveshje te damshme, po si qyqan ordiner u ankue per opoziten”.
Simbas Haradinaj, opozita i ka blloku ata qe e kane kundershtue Kushtetuten. Ai shtoi se asnjihere nuk i ka lavdue menyrat e bllokimit, tue iu referue gazit lotsjelles, por qysh tha ai, nuk kane pase forma tjera.
Tue i permend deklaratat e Mustafes dhe Thaçit, te cilet kane thane se asnji germe nuk asht ne kundershtim me Kushtetuten, ai tha se mbas vendimit te Kushtetueses dul qe asnji nen s’asht ne perputhje me Kushtetuten, e qysh tha ai, per kete gja duhet me dhane pergjegjesi.
“Kjo shkelje e Kushtetutes nga Mustafa asht ma e rande se rastet e tjera te shkeljes se Kushtetutes”, vleresoi Haradinaj.
Simbas tij, Mustafa u mundue me trafikue popullin me ane te kesaj marreveshje.
Haradinaj tha se nuk asht kunder bashkimit te komunave me shumice serbe, por asht kunder kesaj marreveshje.
Ai i bani thirrje Qeverise: “Ma mire largohuni, sesa me ju largue populli!”.
Haradinaj tha se protesta e 9 Kallnorit ka me paraqite revolten e popullit ndaj ketyne shkeljeve nga Qeveria.
“Sa here kam thane se s’mundesh shqiptarit me i imponue diçka me zor”, tha Haradinaj tue diskutue lidhun me nenshkrimin e marreveshjes se AKS’s.
“E kisha qite ne ndonji vend ku s’ka shume pune, por jo kryesues te ketij vendi”, dha vleresimin e tij Haradinaj, per punen e Kryeministrit Mustafa.
“Kur Qeveria asht kaq e korruptueme, len me kuptue qe edhe vete gjyqesori e prokuroret jane. E çka me prite prej marreveshjeve”, tha ai.
Haradinaj tha se Murat Meha nuk po shkarkohet nga detyra, sepse ma mbas dalin parregullsite ne marreveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
“Edhe na e dojme kete marreveshje, por shkarkoje njihere kete njeri te korruptuem. Ma mire asht me shku ma perpara, se sa me shku ne paket me disa tjere”, ishte vleresimi i Haradinajt.
“Ti jo, o zotni, nuk te lejojme me prek as Asociacionin e as Statutin”, tha Haradinaj tue adresue Kryeministrin.
E tue fole per partine e tij, Haradinaj tha se AAK asht parti bukur e qendrueshme. Ne sondazhe te ndryshme per besueshmenine e popullsise, AAK del rreth 17-19 %.
Krejt ky konflikt e ka nji emen: jane dy marreveshjet e damshme, tha Haradinaj, tue thane se as sot s’asht vone me i kthye mbrapsht keto marreveshje.
“Detyre, jo veç e opozites, po edhe e qytetareve, asht me i kundershtue keto marreveshje”.
“Per mue çdo qytetar qe jeton ne Kosove, pa dallim etnije, jane njerez te ketij vendi dhe i bashke-ndjej”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=RdFa2LHXR34