Lajmet e fundit
Haradinaj paralajmëron edhe bllokimin e punës së Qeverisë (Video)

Haradinaj paralajmëron edhe bllokimin e punës së Qeverisë (Video)

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se opozita nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe. Ai thotë se do të bllokohet edhe puna e Qeverisë.

Në një intervistë për RTK’në, ai ka thënë se edhe nëpërmjet protestave por edhe formave tjera, do të pengohet Parlamenti, për të mos e lejuar kalimin e marrëveshjeve dhe Qeveria për të mos e lejuar t’i zbatojë ato.

“Moslejimi që të vazhdohet një angazhim i zakonshëm parlamentar që do të krijonte parakushtet për zbatim të marrëveshjece të dëmshme, ne po bëhem instrument i moszbatim i marrëveshjeve të dëmshme. Ne do ta pengojmë edhe Qeverinë, jo vetëm Parlamentin.Do ta pengojmë edhe përmes protestës, përmes formave të tjera”, ka thënë Haradinaj në “Debat” të RTK’së.

http://www.dailymotion.com/video/x38wbm4_haradinaj-do-ta-bllokojme-kuvendin-dhe-qeverine_news

Leave a Reply

Your email address will not be published.