Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i po tregohen të pazotë në drejtimin e vendit. Ata, jo vetëm që nuk u mjaftuan me dështimet e rënda në sferën e rendit dhe të ligjit, në pafuqinë e ndaljes së korrupcionit dhe krimit të organizuar dhe në dështimin e zhvillimit ekonomik, por së voni na I dhuruan edhe dy marrëveshje të dëmshme për vendin. Me këto fjalë I është drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së në Gjakovë, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë poashtu se përpjekjet e opozitës për ta ndalur qeverisjen e keqe, që ka kulmuar me Demarkacionin dhe Asociacionin, nuk nënkuptojnë se ne po duam ta ndalim shtetin. Unë kërkoj mbështetjen qytetare për ta ndalur të keqen dhe për ta zhvilluar shtetin. Ky vend ka nevojë për një nisje të re, për një cilësi të re qeverisëse dhe AAK do të jetë zëri I juaj në adresimin e këtyre temave, ka përfunduar Haradinaj.
Haradinaj dhe zyrtarë të tjerë të AAK-së, kanë qëndruar sot në Gjakovë, edhe për të marrë pjesë në një ceremoni të aderimit të dhjetëra anëtarëve të rinj në AAK.