Popull i Kosovës dhe Amerikë, na ndihmoni ta përmbyllim pavarësinë e Kosovës
Pejë dhe Dukagjin vendi i lirise, vendi i njerëzve të lirë që janë fliju kaq shumë për liri.
Lavdi, respekt i përjetshëm për të gjithë ata që kanë dhënë shumë për lirinë tonë. Lavdi iu qoftë!
Si njerëz të lirë në Dukagjin, ne, jo vetëm që jemi të lirë, por duam të gjithë më i pa të lirë, i duam edhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, të gjitha, edhe serbët i duam si qytetarë të lirë të Kosovës.
Ne duam që kushdo që jeton në tokën tonë, në vendin tonë me u ndi i lirë.
Por ne nuk e lejojmë Serbinë me u kthy në Kosovë, dhe këta ta kuptojë çdo kush.
Ne për lirinë tonë kemi bërë shumë. Ne jemi Evropian. Ne e kemi ndimuar Evropën nëpër shekuj, e kemi ndihmuar lirinë, i kemi ndihmuar lirisë së Evropës. Ne e kemi mbrojtur Evropën.
Sot i kërkojmë Evropës me na njoftë edhe pesë vendet qe nuk na kanë njohur ende. I kërkojmë Evropës me na mundësu me udhëtu të lirë nëpër Evropë. Është e padrejtë kështu.
Kërkojmë, pra që si të lirë që jemi, si ata që kemi bërë për lirinë tonë dhe për lirinë e të tjerëve, të lirë me udhëtu në Evropë. I kërkojmë Evropës mos me na vonu me na anëtarësu më shpejt në familjen evropiane.
Për lirinë tonë të shejntë, ne kemi marrë ndihmë, ndihmen e NATO-s të prire nga Amerika. Ajo ndihmë ka qenë shumë e nevojshme, shumë e drejtë dhe jemi mirënjohës tërë jetën.
Amerikën e kemi mik, e kemi mik për jetë. Amerikës prej këtu i themi, prej Dukagjinit dhe prej Kosovës, na të duam, ne të kemi mik, ne të besojmë, ne të nderojmë!
Por të lusim ndihmona t’i ndalim këto dy marrëveshje të padrejta për Kosovën.
Këto marrëveshje duhet me i ndalë. Ne ju themi shqiptarëve tanë të zotë që jetojnë në Amerikë, qe i çmojmë shumë që si dikur kur kemi qenë në zor për lirinë e Kosovës e që jeni angazhuar, angazhohuni edhe sot me i ndalë këto marrëveshje.
Jo vetem kaq, ne i kërkojmë Amerikës më shumë. I kërkojmë me na ndihmu të bëhëmi anëtar i OKB-së.
Nuk është përmbyllur pavarësia. Ende jemi në rrugë. I kërkojme Amerikës me na ndihmu, të bëhëmi anëtar i NATO-s, me ushtrinë tonë dhe me u anëtarësu në NATO.
Ne u kërkojmë partnerve tanë, me qenë anëtar i barabart i organizatave politike, atyre ushtarake dhe atyre Ekonomike. Pra me të drejtë kërkojmë që Kosova me ecë rrugës së vet si vend i lirë dhe sovran.
Qytetarët e Dukagjini, të bjeshkës e të rrafshit, të qytetit e të fshatit, zonjat e zotërintë e kësaj treve dhe në të gjitha kohët, e kanë ruajtur dinjitetin e vet dhe kurrë nuk e kanë nëpërkembur krenarinë, nderin.. edhe në kohërat më të vështira kanë qëndru. Ne edhe sot qëndrojmë. Ne asnjëherë nuk i jemi bërë barrë atdheut. Dukagjini, përkundrazi e ka ndihmuar atdheun. Do ta ndihmojmë veten dhe Kosovën me i ndalë këto marrëveshje. Asnjëri prej nesh, nuk kemi me e kuptu këtë si punë të tjetërkujt, por si punë tonën. Marrëveshjet e këqija, ajo e “Zajednicës” dhe kjo e Demarkacionit nuk kalojnë.
çka po bëjmë sot?
Dy tri fjalë për policinë tonë. Për djemt e vajzat tona që janë policë. Dy fjalë tjera për prokurorë, gjyqtarë për media.
Mos u bëni vegël e këtij pushteti e me zbatu urdhëra të gabuara të tyre.
Mos lejoni që këta, me iu keqpërdorë. Edhe në të kaluarën, ka pasur njerëz te ligj, njerëz të keqij kanë udhëhequr, por kanë shku me marre. Marrja ka shku me ta.
Ju, Polici e Kosovës, gjyqtarë, prokurorë e media; ju i duheni Kosovës edhe pasi të shkojnë këta. Fëtyra e nderi juaj, duhet me jetu gjithnjë e jo me shku me t’ligun e me t’keqin!
Rrini këtu se i duheni vendit.
Pak fjalë për do djem tanë e do bija tonat që i kanë në rrogë Isa e Hashimi. Rrogëtarë, qofshin ministra e kushdo qofshin ata, mos harroni zot’nija i keq të merr në qafë. Më së keqi kalon rrogëtari i zotnisë së keq. Mos ta tradhtojnë Dukagjinin, ata që janë sot në qeveri e institucione, kudo qofshin. Mos ta tradhëtojme Kosovën me harru e me i perkrahë këta të ligj e këta të këqij. Me këto marrëveshje të këqija. Ëshë koha e fundit që këta njerëz, kush don me e ruajt fëtyrën e nderin për vete e për familjet e veta, me u thanë JO shefave të tyre.
Rroga e tyre nuk u vyen, se rrogëtarët nuk i bëjnë nder askujt.
Për fund dy fjalë për veprimet e të ligut e të keqit, të Isës e të Hashimit e të rrogëtarëve të tyre:
Ata janë peng i këtyre marrëveshjeve, ata nuk po i anulojnë këto dy marreveshje se janë të zënë peng.
Por, Kosova është e lirë. Se e kanë çliru bijtë e vetë, se e ka çliru e drejta e vetë. Të gjithë ata që e mbajnë peng prej Isës e Hashimit, rrogëtarë të tyre apo kushdo qofshin e kanë leht, “veç me na u bashku, me u kthy, e me u thanë jo shefave të vet”.
U bëj thirrje edhe njëherë, kushdo që e din se për çka po flasim, mos rrini të koritur, mos rrini me ata që janë tu e korit vendin. Këta dy njerëz janë tuj e marrë në qafë Kosovën. Këta kanë me shku bashk me marrëveshjet e veta. Shikoni, Mali i zi na respektoi, Mali i zi tha: nuk po e du tokën tuaj, tokën e Kosovës.
Por këta nuk po e shkarkojnë rrogëtarin e vet Murat Mehen, se po dojnë hala me na mashtru e me na rrejt e me na thanë qe skemi humbur tokë.
Pra ta keni parasysh pse nuk po i anulojnë këto marrëveshje. Pse nuk po e shkarkojnë Murat Mehen, pse s’po i tregojnë popullit, që jo vetëm që e kemi humbur tokën, se kufirin e kanë pru prej çakorrit në Kuqishtë, në gjysmë të Rugovës, e kan pru prej Kullës së Zhlepit në Savinovodë! çka po bëjnë, po shkojnë më largë po duan ta rrezikojnë edhe sovranitenin me Asociacionin.
Pra edhe në Pejë edhe gjithkund në Kosovë, edhe sa do që të kërkohet prej meje, si dikur…Jemi këtu më iu thanë “JO këtyre dy marrëveshjeve”.
RH