Opozita mbetet e palëkundur rreth qëndrimit të saj. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se opozita do të përdor skenar të njëjtë edhe në seancën e së hënës derisa nuk shfuqizohen marrëveshjet.
Haradinaj thotë se situata nuk ka ndryshuar prandaj nuk do të ndryshojnë edhe mjetet e kundërshtimit.
“Është situatë e njëjtë, ne jemi të vendosur me kundërshtu zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Haradinaj për RTK-në.
Tha se askush nuk do të mund t’i ndalojë në realizimin e qëllimeve të tyre, siç tha deri në arritjen e qëllimit, të shfuqizimit të marrëveshjeve të Brukselit.
“Nuk ka forcë as e Kadri Veselit, as e Kryeministrit Mustafa as e zëvendëskryeministrit Thaçi, nuk ka devijim prej teme, as çaji i parlamentit, as gurët a çka i ka pru ai…”, tha Haradinaj.