Lajmet e fundit

Haradinaj : Prishtina do ta mbajë mend si Nëntorin e Tretë

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në manifestimin e opozitës, i cili do të mbahet më 28 nëntor kundër asociacion dhe demarkacionit.
Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar së Prishtina do ta mbajë mend këtë manifestim, si nëntorin e tretë. “Ky 28 nëntor duhet të na bashkojë sikur nëntorët e mëdhenj të historisë! Manifestimi i qytetëruar i yni, është rast për t’i bindur vendimmarrësit, kushdo qofshin ata, se ky popull nuk lejon përmbysjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu sikurse nuk lejon humbjen e territoreve tona. Prishtina do ta mbajë mend si Nëntorin e Tretë, ku të gjithë e pa dallim, do ta kundërshtojnë këtë padrejtësi dhe do të vihen në mbrojtje të shtetit. Ne do të festojmë, por edhe do ta dërgojmë masazhin tonë të fuqishëm për Kosovën, ashtu siç e meriton kjo ditë e madhe! Dita e flamurit tonë kombëtar!”, ka deklaruar Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.