Lideri i AAK, Ramush Haradinaj thotë se në takimin me dy liderët e tjerë opozitarë atë të Vetëvendosjes Visar Ymeri e Fatmir Limajn të Nismës për Kosovë, janë pajtue për thirrjen e protestave mbrenda muejit Nandor.
Në këtë intervistë për Televizionin Rrokum, lideri i AAK’s i asht kundërpërgjigjë edhe Amabsadës Amerikanë në Prishtinë, e cila nji ditë ma parë, përmes Televizionit Rrokum i kërkoi opozitës me u ulë në debat e me hekë dorë nga gazi lotsjellës.
Haradinaj thotë se pa u anulue vendimet, nuk ka vend për debat.
Ai thotë se këto kërkesa, opozita ja ka ba të qarta Ambasadës Amerikane.
E derisa e mohon përfshimjen e tij dhe të AAK’s në qeverisje, Haradinaj thotë se nëse nuk ka zgjidhje tjetërs, duhen zgjedhjet për me i matë edhe nji herë forcat.
Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës e përshëndet vendimin e Presidentes për dërgimin e Asociacionit në Kushtetuese, por simbas tij, ajo Marrëveshje duhet anulue, e jo pezullue perkohësisht.
https://www.youtube.com/watch?v=R8BrU2YNS5g