Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, i shoqëruar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shpalosën Kontratën për Zhvillim për lagjen Kodra e Trimave.
Haradinaj theksoi se Kosovës i nevojitet një qeverisje ndryshe nga ajo që po shohim sot.
“Jemi këtu në trevën tuaj me qëllim që të rikonfirmojmë rrugëtimin dhe seriozitetin për të ndryshuar Prishtinën”, tha ai. “Qeverisja me Prishtinën e Isa Mustafës, votën e ka marrë duke u thirrur në filozofinë Rugoviane dhe kërcënimin se të tjerët po vinë me qeverisë këtu. Ne i sigurojmë secilin prej jush se qeveria Thaçi është tani e shkuar”.
Ndërkaq, Tahiri theksoi se çdo javë “unë jam në Kodrën e Trimave për të parë këtë lagje si potenciali ma i madh për zhvillim ekonomik”.
“Kodra e Trimave do të pasqyroj Prishtinën me fytyrë të re, duke i dhënë frymë të re kryeqendrës. Kjo lagje ka kapacitet të jetë qendër e zhvillimit ekonomik duke i dhënë kështu drejtimin dhe infrastrukturën zonës industriale dhe komerciale. Si mundësi e shfrytëzimit të kapaciteteve humane dhe përpunuese për fabrika të vogla të prodhimit”, ka thënë ai.