Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar për shifrat e fundit të dhëna nga policia e Kosovës për protestën e 9 janarit.
Tashmë shifra prej 8 mijë protestuesve është kthyer në një humor në rrjetet sociale dhe gjetiu dhe këtë e temë e ka rikthyer përsëri Haradinaj, ku është shprehur se Policia duhet ta ruaj fytyrën ë saj.
“Deklaratat e zëdhënësit të Policisë së Kosovës së në protestën e 9 Janarit, kishin marrë pjesë 8 mijë veta, janë goditja më e rëndë që i bëhët besimit në Policinë e Kosovës.
Nëse zëdhënësi i Policisë e ka dhënë një deklaratë të tillë krye në vete, ai duhet të japë përgjegjësi. Nëse ai ka zbatuar urdhërat e eprorëve të tij, duhet të japë përgjegjësi së bashku me ta. Nëse ky urdhër është politik, atëherë duhet të japin përgjegjësi të gjithë.
Askush nuk e ka komoditetin ta sulmojë aq ashpër besimin në policinë e Kosovës, i cili është ndërtuar me kaq mund.
Qeveritë shkojnë e vijnë, por policia duhet ta ruaj fytyrën e saj.” Ka shkruar Haradinaj në Facebook, njofton Klan Kosova.