ryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pritur përfaqësuesit e Illyrian Society of Law Enforcement Officers, një organizatë kjo prestigjioze në fushën e rendit dhe të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Niman Bruçaj nga kjo organizatë e ka njoftuar Haradinaj me përvojat e kësaj strukture dhe ka shprehur gatishmërinë për ndihmë profesionale për sektorin përkatës në Kosovë.
Sipas një komunikate të AAK-së, Haradinaj me këtë rast ka thënë se njëra prej prioriteve të Shtetit të Kosovës, vazhdon të mbetet, pikërisht forcimi i rendit dhe i ligjit dhe se ndihma e partnerëve ndërkombëtarë, posaçërisht atyre nga SHBA-të, është më se e nevojshme.
Illyrian Society e ka ndëruar Haradinaj me medaljen e kësaj organizate, që moto të sajën ka
“Një ekip, një familje, një mision”.