Lajmet e fundit
Haradinaj: Rexhep Kadriu është njeriu i duhur për Gjilanin

Haradinaj: Rexhep Kadriu është njeriu i duhur për Gjilanin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përkrahje të Rexhep Kadriut për kryetar të Gjilanit, ka thënë se puna ne afarizëm dhe ekonomi, politika kryesisht është shumë fjalë dhe dikur pak punë, ndërsa Rexhep Kadriu e ka sjellë në politikë një fenomen të një njeriu që vepron.

“Ne vuajmë nga mungesa e parametrave menaxheriale në politike dhe në rast se dikush dështon, ndodhë si mungesë e zbatimit. Sekreti im në qeverisje ka qenë marrja me zbatim direkt. Ekonomia është luftë, është përgjegjësi, por ajo që dihet është se ju jeni krijues të vlerës materiale nga e cila varet çdo vlerë tjetër”, ka thënë Haradinaj, sipas të cilit Rexhep Kadriu është njeriu i duhur për t’a udhëhequr Gjilanin.

Rexhep Kadriu, kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit, u ka thënë përfaqësuesve të bizneseve se me ardhjen e tij në krye të qeverisjes së Gjilanit, qasja ndaj bizneseve lokale do të jetë krejtësisht ndryshe, duke nisur prej favorizimit të bizneseve lokale e jo dhënia e hapësirës për bizneset, të cilat nuk i derdhin të ardhurat në qytetin e Gjilanit.

Ai ka premtuar se do të ofrohen kushte të mira për secilin biznes, lehtësime më të mëdha në çështjet administrative dhe mundësi më të mira për qasje në tregje, kurse kryesuesi i komisionit për zhvillim ekonomik në kuadër të AAK-së, Agim Zuzaku, ka thënë se Aleanca ofron një program të përshtatshëm për funksionim të lirë të bizneseve. Përfaqësuesit e bizneseve kanë premtuar përkrahje për Kadriun, duke thënë se besojnë në ndryshimin e klimës biznesore në Gjilan pas 3 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.