Ish-gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj, përveq obligimeve të tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, ka treguar se është i përkushtuar edhe ndaj familjarëve dhe miqëve.
Haradinaj si duket është një politikan i cili nuk i ka harruar traditat shqiptare. Kjo pasi që, ai është parë në disa foto në një aheng familjar, duke i marr shenja flokësh, djaloshit i cili kishte 1 vjetorin e lindjes, shkruan Infodirekt.tv.
Ish-gjenerali, i ka dhuruar djaloshit një fotografi me figurën e Skenderbeut dhe figura tjera historike, në emër të tij dhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së./Infodirekt.tv/