Lajmet e fundit

Haradinaj: Situata nuk mund të zgjidhet me mjete policore

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se situate politike e krijuar në Kosovë është tepër serioze dhe nuk mund të zgjidhet me mjete policore e as me këmbëngulësinë e pushtetarëve për t’i ikur përgjegjësisë për marrëveshjet në Bruksel.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Është i pakuptimtë ky insistim që me çdo kusht të mbahet mbledhja e Kuvendit, kur në mungesë të reflektimit ndaj kërkesave tona është krijuar një klimë e papërshtatshme. Vetë ky inistim, është provokim, papjekuri politike dhe mungesë lidershipi shtetëror. Udhëheqësit politikë të këtij vendi nuk mund të sillen sikur çdo gjë është normale.

Ky vend ka ardhur në një situatë kur duhet t’u japë zgjidhje dy marrëveshjeve që e kanë sjellë vendin këtu ku është, e mëpastaj t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës institucionale pozitë-opozitë.

Klima e krijuar kërkon reflektim dhe përgjegjësi politike.

Organet e rendit e drejtësisë duhet që urgjentisht t’i lirojnë aktivistët politikë të AAK-së dhe të opozitës në përgjithësi. Situata është tepër serioze dhe nuk mund të zgjidhet me mjete policore e as me këmbëngulësinë e pakuptueshme të pushtetarëve për t’i ikur përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar me këto marrëveshje.(sic)./arbresh.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.