Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar një takim me ish-komisionari për Zgjerim, tani emisar i Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor, Stefan Fule, në Prishtinë.
Sipas një njoftimi të AAK-së, ky ka qenë një prej takimeve të rregullta që kryetari Haradinaj ka zhvilluar me ish-komisionerin Fule, gjatë periudhave të ndryshme të këtyre viteve.
“Zoti Haradinaj ka shpjeguar situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë propozimin konkret për të tejkaluar krizën politike dhe institucionale të gjashtë muajve të fundit, si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovës dhe mungesës së reflektimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke propozuar qe zgjedhjet e parakohshme te jene si zgjidhje funksionale”, thuhet në njoftimin e AAK-së. /Telegrafi/