Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka kërkuar nga Qeveria të këtë kujdes me demarkacionin me Malin e Zi, e të rifilloj negocimin për shënjimin e kësaj pike kufitare, duke shtuar se këtë shënjim nuk do ta pranoj.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas një takimi që pati me një grup prej 20 përfaqësueseve të vendbanimeve kufitare me Malin e Zi.
Sipas Haradinajt, ideja e banorëve të kësaj ane që të flasin me të gjithë deputetët, edhe me ata të komuniteteve jo serbe, është një ide e qëlluar, duke kërkuar kësisoj nga deputetët që të kenë kujdes gjatë ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.
“Pse u qarta në takim. Thash o burrë nuk më ka ndodh ndonjëherë në jetën teme me të ardhur njeri që merret me harta e më thojke ja kështu është mexha. Unë jam rritë si shumica jonë atje, edhe nuk ish problem që u qarta pa lidhje – nuk ish ajo – ske ku shkon më andej se me ta pru punën deri qaty. U mundova njëherë e dëgjova, me ja vnu pak mendjen, ai veç i grahke. S’ki qare pa u qartë”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, ky takim ishte në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara nga AAK dhe banorët e kësaj ane për të parandaluar jetësimin e demarkacionit me Malin e Zi. /kp