Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar lojtarët e kombëtares shqiptare, pas kualifikimit historik për në Kampionatin Europian Franca 2016.
“Sonte, lajmin më të gëzueshëm në historinë e futbollit, për të gjithë shqiptaret kudo qe janë, na e dhuruan djelmoshat e Kombëtares”.
“Një fitore e merituar dhe një triumf i shumëpritur edhe në sport – Bravo”.
“Fitorja e Kombëtares na gëzoi dhe na bëri të ndihemi krenarë të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.