Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar komunitetin katolik për Krishtlindjet. Haradinaj ka shkruar në Facebook duke falënderuar Ipeshkvinë e Kosovës për bashkëpunim./KOSOVANEWS
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë i Haradinaj
Kam kënaqësinë t’jua përcjellë urimet më të përzemërta me rastin e festës së Krishtlindjes, mbarë komunitetit katolik të Kosovës.
Nën atmosferën e kësaj feste, uroj që harmonia dhe solidariteti të dominojnë kudo në mesin e besimtarëve dhe të njerëzimit mbarë.
Festa e Krishtlindjes na kujton mesazhin e madh të paqes e të dashurisë midis nesh e, në të njëjtën kohë, dashurinë dhe mëshirën e Krijuesit për njerëzimin.
Sot, gjithashtu, dua ta falënderoj edhe Ipeshkvinë e Kosovës, për bashkëpunimin dhe punën e mirë në funksion të tolerancës dhe bashkëjetesës midis të gjitha komuniteteve në vend, dhe për rolin e rëndësishëm që Kisha Katolike e Kosovës pati dhe vazhdon të ketë në të gjitha proceset që kaluam dhe që po i kalojmë bashkë.
I bindur se të gjithë bashkë do të angazhohemi edhe në të ardhmen, në të mirë të vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë, edhe një herë ju uroj gëzuar festën e madhe të lindjes së Krishtit.