Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar për përgatitjet e që po bëhen përpara mbajtjes së protestës gjithëpopullore për rrëzimin e Qeverisë.
Haradinaj njoftoi se sot ai ka takuar strukturat e AAK-së si dhe të opozitës në qytetin e Pejës dhe Deçanit.
“Sot gjatë ditës kam takuar strukturat e AAK-së dhe opozitës në Pejë dhe Deçan, në vazhdën e përgaditjeve për protestën e 9 Janarit”, ka shkruar Haradinaj në facebook, ku ka postuar edhe një video.