Para shtatores së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti për nder të ditëlindjes së 53-të të tij, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me anëtarët e tjerë të partisë vendosen kurora lule, duke e kujtuar si figurën më vendimtare të UÇK-së.
Haradinaj e kujtoi me krenari komandantin Zahir Pajaziti. Ai është shprehur se edhe përkundër se vitet po kalojnë, e kujtohen shumë ngjarje të cilat kanë peshën e tyre, ditëlindja e komandantit Zahir Pajazit ka peshën e vetë.
Haradinaj: Zahir Pajaziti figura më vendimtare e UÇK-së
“Edhe pse vitet po kalojnë, edhe pse kujtojmë shumë ngjarje, shumë data që janë me peshë, peshën e vetë e ruan ditëlindja e Komandantit legjendar, Zahir Pajaziti. Aie ka nesër ditëlindjen, megjithatë për shkak të kësaj ditëlindje bëmë nderim. Vërtetë ka qenë një ngafigurat më vendimtare për themelimin e UÇK-së por edhe për zhvillime e saj në ditët e para. Lavdi i qoftë”tha Haradinaj.
Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa më 31 janar të vitit 1997në përballje me forcat serbe, bashkë me bashkëluftëtaret e tij Edomond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, ra dëshmorë në Pestovë të Vushtrrisë.