Lajmet e fundit
Haradinaj: Zgjedhjet nacionale në pranverën e vitit të ardhshëm

Haradinaj: Zgjedhjet nacionale në pranverën e vitit të ardhshëm

Kryetari i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka vlerësuar se shteti i Kosovës nuk është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për shkak se mund të dalë një proces i dëmtuar.
Haradniaj iu ka bashkangjitur mendimit të ambasadores amerikane në Kosovë Jakobson, që kishte thënë për media, se Kosova nuk është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.
Haradinaj ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, por jo Kosova.
“Aleanca është e gatshme për zgjedhje çdo kohë. Por a është Kosova? Unë nuk mendoj. Ne  kemi përvoja e zgjedhjeve të dëmtuara  dhe parregullsive në zgjedhje, dhe ne do të ishim të shqetësuar që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në 45 ditë, sepse do të ishte problem të mbahen siç duhet”, ka thënë Haradinaj të premten për standardi.info.
Sipas Haradinajt, shqetësimi është që procesi i zgjedhjeve pa përfunduar reforma zgjedhore mund të shkojë keq.
“Ky është shqetësim i imi edhe i ambasadores dhe i gjithë neve. Askush nuk ka interes mbahen zgjedhjet dhe ato të mos jenë zgjedhje”.
Haradinaj ka folur edhe për kohën se kur mund të mbahen zgjedhjet nacionale. Sipas tij, zgjedhjet mund të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm.
“Ne kemi kohë që t’i përgatitim zgjedhjet parlamentare pas këtyre zgjedhjeve, në një afat kohor optimal, mund të mbahen zgjedhjet diku në fund të pranverës vitin që vjen”, tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.