Në një konferencë me gazetarë rreth 20 minuta pas mesnatës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura deri tashti në Kosovë.
Dukshëm i padisponuar me rezultatet e arritura të kandidatëve të subjektit të ti politik, Haradinaj ka thënë se AAK-ja ka fituar pa balotazh në Deçna, derisa në tetë komuna të tjera kandidatët e saj shkojnë në balotazh (Junik, Gjakovë, Pejë, Klinë, Suharekë, Obiliq, Vushhtrri).
Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur rezultate afërsisht të barabarta me vitin 2009 sa i përket numrit të përgjithshëm të votuesve në favor të këtij subjekti politik.