Lajmet e fundit

Harrohet ‘Muzeu i Pavarësisë’ që mban emrin e ish Presidentit Rugova (Video)

Institucionet shtetërore në 71-vjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, bënë homazhe të varri i tij.

Por askush nga personalitetet nuk e vizituan dhe Shtëpinë e Pavarësisë, që mban emrin e Presidentit historik, e që edhe vizitat e para lidhen me ditëlindjen e tij, atë të vitit 1997.

Nga ajo periudhë në këtë muze qëndron e hapur një ekspozitë e përhershme, e cila në mënyrë kronologjike përmes fotografive, videove e dokumenteve paraqet ngjarjet që nga Dardania Antike, ndërsa është e fokusuar më shumë tek eksponatet e ish-presidentit Rugova dhe personaliteteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Tribuna/

Leave a Reply

Your email address will not be published.