Princi Harry raportohet se planifikon t’i propozojë martesë të dashurës së tij.
Lidhja e Harryt me bukuroshen 24-vjeçare Cressida Bonas duket se po forcohet gjithnjë e më shumë dhe ai e sheh atë si nuse të ardhshme.
“Cressie është një vajzë e cila përfundimisht e ka zbutur princin. Ai është kokë e këmbë në dashuri me të, dhe pavarësisht stilit të saj bohemian, ajo vërtet është mjaft e pjekur për ta mbajtur Harryn në tokë”.
“Ajo do të bëhet një grua e lezetshme për Harryn dhe do të bëhet një nënë e shkëlqyeshme kur ata të vendosin të kenë fëmijë”.
“Harry tashmë ndjehet i rehatuar. Ai është gati të bëhet një burrë dhe baba i mirë”, ka thënë burimi.